Kryeministri Edi Rama reagon për atentatin në Sarandë dhe bën një paralajmërim për Policinë e Shtetit





Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit.Në fillim të fjalës së tij, Rama paralajmëroi lëvizje të tjera në Policinë e Shtetit, teksa u shpreh se do të ketë lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve. “Së pari, dua t’i uroj punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të qarqeve dhe duke shpresuar që këto lëvizje, që do të shoqërohen me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit, deri në nivelin e komisariateve, të vlejnë për një rienergjizim të domosdoshëm në një fazë të re, ku hyn reformimi dhe transformimi i mëtejshëm i Policisë së Shtetit.Pa diskutim që Policia e Shtetit sot ka jo pak arsye për të qenë krenare lidhur me punën e saj, por nga ana tjetër, pikërisht pse Policia e Shtetit ka dhënë provën se në këtë vend mund të ketë një Polici Shtetit të standardeve evropiane, edhe pritshmëria, edhe pakënaqësia e qytetarëve, është në një nivel domethënës.”- tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri e drejtoi gishtin nga policia e Shtetit në lidhje me plagosjet dhe të shtënat në lokale në zonat bregdetare. Ai risolli në vëmendje atentatin e ndodhur në Sarandë, ku gjatë një sulmi me armë mbeti i pla.gosur biznesmeni Spiro Iljadhi. Kryeministri e cilësoi si një rast alarmant dhe që duhet të çonte në ndëshkim penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë. “Dua të nënvizoj një fakt, është sfidues për ligjin, shtetin, policinë e shtetit, kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësire abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe në plagosje, në mes të një dynjaje të tërë, që është mbledhur në lokal. Kush janë këta? Këta janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore, janë korruptuesit e policisë së shtetit, këta janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë, që tërheqin për hunde policisë, shefa komisariatësh, duke i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës, ishte një rast alarmant dhe e kam ndarë këtë gjë me ministrin dhe drejtorin e policisë, ai rast duhet të çonte në ndëshkimin penal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë, jo në hetime administrative në masa ordinere, por në përjashtim dhe ndëshkim penal të personave përgjegjës. Kush e mban përgjegjësinë për nxjerrjen e armëve dhe sakatimin e njerëzve në 1 të natës, përveç atyre që e kanë lejuar që ai aktivitetet të lejohet në mes të qytetit. Nuk mund të hyjë policinë që një i çmendur shkel gazin dhe sakaton njerëz në rrugë, apo dy palë futen në luftë dhe përfundon në shkrehje karikatorësh në mes të natës, ama nuk mund të ndahem nga opinioni publik kur policia e Sarandës lejon një arenë zhurme, ahengu, shëmtie, pas mesnatës, që mbaron me plumba”, u shpreh Rama. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *