Është zbuluar së fundi se numri personal i telefonit të Boris Johnson, kryeministrit britanik, ka qenë në dispozicion për të gjithë në Internet në 15 vitet e fundit.

Numri është renditur në fund të një njoftimi për shtyp në një kohë kur ai ishte ministër hije i arsimit të lartë në 2006.

Dokumenti, i cili informonte gazetarët të kontaktonin atë në numrin e zyrës ose telefonin e tij celular, ishte ende në dispozicion në internet këtë vit, shkruan BBC.

Deputetja Rachel Hopkins tha se disponueshmëria e numrit të kryeministrit ndikon në sigurinë, lobimin, por edhe rrezikun e shantazheve.

Downing Street nuk pranoi të komentonte historinë.

BBC është përpjekur të telefonojë numrin disa herë që kur u shfaq historia, por telefoni tani duket se është fikur.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here