Kryeministri Rama: “Nesër vijnë 11700 vaksina Pfizer”

Nesër priten të mbërrijnë në vendin tonë 11,700 doza të vaksinës Pfizer.Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije përmes një postimi në rrjete sociale se deri tani janë kryer mbi 770 mijë vaksinime, ndërsa vijon pa u ndalur vaksinimi masiv. Shifrat e infektimit dhe vdekjeve nga Covid-19 kanë ardhur duke rënë në Shqipëri, ndërsa nga 1 qershori masat do të lehtësohen.

Në një video-mesazh, Rama thekson se deri më tani janë kryer në total mbi 770 mijë vaksina për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

“Me vaksinimin e punonjësve të transportit publik, ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 770 MIJË vaksinime për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike. Nesër priten sërish 11,700 doza vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me kalendarin e vaksinimit anticovid”, tha Rama. /News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *