Kryeministri Rama nxjerr ‘zbuluar’ Ilir Metën

0
20











Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar edhe presidentin Ilir Meta gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Tiranës.

Ai tha se Meta është bërë pengesë e një sërë investimesh publike, për qëllime politike.

“Po thoshte Erjoni për presidentin që futet për këto historitë e punëve që nuk ka lidhje fare me të. Arrin deri aty sa të bllokojë projekt për Lanën. Ashtu siç bëri me Vlorën, një çmenduri. Si t’ia shpjegosh arabëve. Ne kishim marrë nga fondi saudit një kredi të butë për të bërë rrugën që kalon në Selenicë, e vonuam, nuk do ta harxhoj për këtë pjesë sepse ajo pjesë dilte me kosto shumë të madhe dhe ne donim të rishikonim projektin dhe ta kalonim tek rruga e Radhimës.

Çfarë i duhet fondit saudit që ti nuk e investon tek Mine Peza, por tek Myslym Shyri, ne donim të fillonim punën por e bllokon Ilir Meta, e kthen në politikë: juve të Selenicës po ua heq qeveria, Edi Rama, bëhet dhe mbrojtësi i komunitetit me demek atje, sepse kujtojnë se njerëzit janë budallenj që hanë këto politika. Rruga që përfshin lotin e Selenicës do të nisë shpejt, është gjetur financimi dhe do të fillojë shumë shpejt. Por kush fitoi këtu? Këtu humbën ata që presin investimin dhe mbi të gjitha u bë qesharak vetë shteti, sepse të vjen zor t’i thuash arabëve që ne nuk e kemi mirë nga trutë e kokës Presidentin e Republikës”, tha Rama.

.










LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here