Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit bën “sfilata” dhe video argëtuese në Tik Tok, ILD merr masa

Kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani është tepër aktive në rrjetin social ‘Tik Tok’. Dhe pse qyteti i Elbasanit ndodhet nën sundimin e kri mit, Kapedani gjen kohë që të modelojë dhe të këndojë nën ritmet e këngëve më të fundit. Një ndër to është dhe kënga e Don Xhonit.

Edhe pse shumë ironike, kryegjyqtarja, e cila supozohet të jetë një nga zyrtarët më të lartë të drejtësisë në qytet thotë me gojën e saj se: ‘Rrethi im o Mafia’. Sikur mos të mjafonin këto, ajo ndan dhe video nga zyra e saj. Një prej tyre e tregon Kapedanin duke bërë sfiladë, që nga dera e deri tek momenti kur ulet në karrigen e zyrës së saj. Ajo filmohet nga dikush, që me siguri do të jetë pjesë e stafit të saj.

Mirëpo, punën kryetarja e Gjykatës nuk e ka dhe me aq qejf punën në fundjavë dhe herë pas here ankohej për punën gjatë të shtunës.

‘Kjo ndodh kur del në punë të shtunën,’-shkruan ajo në një tjetër video, të cilën e shoqëron me emoji duke qarë, ndërsa mban veshur marka si “Prada”, “Louis Vuitton”. Sapo pamjet e shpërndara në rrjet janë publikuar nga mediat, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i zyrës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Kreu i ILD-së, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates për rastin. Edhe pse ajo vetë, në disa prononcime për mediat është shprehur se vetë ajo nuk ka një llogari në rrjetin social, duke “ngritur supet” për rastin.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka thyer nene të tëra të Kodit të Etikës me videot e publikuara në rrjetet sociale duke ‘sfiluar’ në zyrën e saj nën tingujt e këngës ‘mafia, mafia’. Mirëpo, çfarë thotë saktësisht KODI:

Pika ‘Ç’ i Kodit të Etikës tregon qartë të gjithë pikat e ‘parimeve të sjelljes së hijshme dhe me vetëpërmbajtje’. Mirëpo, respektimi i Kodit të Etikës mbikëqyret nga vetë kryetarja e gjykatës, e cila e ka thyer vetë atë.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *