Kthimi te tradita, 100 vjet muzikë kult në Korçë

0
33

This post has already been read 16 times!

Për herë të dytë në Korçë vjen një mbremje me muzikë kulte. Edicioni i dytë përkon me 100 vjetorin e kësaj muzike në qytetin më të madh në juglindje të vendit.

Qëllimi i këtyre mbrëmjeve sipas organizatorëve është promovimi i muzikës kulte krijuar në këto 100 vite nga kompozitorë korçarë dhe jo vetëm. Siç shprehet edhe dirigjenti Eno Koço, në koncert u luajtën dhe pjesë muzikore të cilat ishin luajtur 100 vite më parë po në qytetin e Korçës nga kompozitori dhe dirigjenti Thoma Nasi.

Koncerti për shkak dhe të kushteve të pandemisë këtë vit u zhvillua në ambientet e jashtme tek Hani i Pazarit në bashkëpunim me shkollën “Tefta Tashko Koço”, si dhe me mbeshtetjen e orkestrës të harqeve Harmonia Albanica.

Më herët muzikologu Pandi Bello është shprehur se koncerte të tilla me muzikë kulte synojnë t’i kthejnë në traditë në qytetin e Korçës.

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here