“Ku ti çoj dy jetimët?”, babai i gjyqtares rrëqeth me deklaratën pasi i arrestuan vajzën

0
96




Babai i gjyqtares Enkeleida Hoxha ka rrëfyer sot në emisionin “Me zemër të hapur”, jetën e së bijës, plot me sfida e vështirësi teksa rrit dy fëmijë pa baba, njërin prej të cilëve, djalin autik.

“Si gjithë femrat që ndahet nga një martesë, do shikojë jetën dhe do kërkojë një lidhje. Në prokuror nga Hasi i Kukësit, e shikon e fikson dhe i thotë që jam në ndarje e sipër. Ngeli shtatzënë, sot vajza është 13 vjeç dhe nuk e njoh babain, do më thoni turp të kesh.

Ia ka njohur atësinë, por pagesë ushqimore asnjë qindarkë. Vajza më ka thënë që natyra e tyre si është, mos na përplas. Ç’kusur kanë ato vajza që të besojnë ty dhe tallesh me to dhe i lënë fëmijët rrugëve. Vajza me pëlqimin e së ëmës i ka shkruar një sms të atit dhe i ka thënë lexo letrën dhe më thuaj që je babai im.

Ajo ka qenë e lodhur kohët e fundit tmerrësisht se gjykatat e veriut kanë ngelur me nga 2 gjyqtarë dhe shkonte në Dibër, Kukës etj. E përjetova tmerrësisht keq arrestimin. Nuk u futa në seancë. Një ditë më parë se të arrestohej ishte në Dibër, e kam parë të lodhur shumë kohët e fundit. Shuma që u gjet në shtëpi prej 10 mijë dollarëve u organizua nga SPAK.

Këto para ne i kemi mbledhur nga qiratë e dyqaneve plus pensioni plus rroga e vet Enkelejdës. 5 mijë dollarë i kam për t’ja dhënë firmës së ndërtimit. Arrestimi vajzës time është i organizuar sepse vajza ime nuk i ka kryer veprimet vet. Vajza ime është më e dalluara e gjykatës, si u vendos ajo nën kryetare e gjykatës nëse nuk do ishte e përgatitur. Kërkoj të verifikohet që Enkelejda ime jeton vetëm me djersën e ballit dhe do vazhdoj të jetojë me këtë djersë”, tha Bejlul Hoxha.

Ai i bëri thirrje më pas kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës të mendojnë për fëmijët e vajzës.

“Thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, ku do shkojnë dy jetimët”, tha i moshuari.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here