Kujtuam se do ndaheshin këta/ Melanie Trump habit me sjelljen ndaj të shoqit: E dashka shumë

0
11






Ish-presidenti amerikan dhe Zonja e tij e parë përshëndetën besimtarët katolikë në një event madhor të Pashkëve dje në kishën Christ Fellowship në Palm Beach, Florida, ku u pritën me ovacione nga pastor Todd Mullins.

Fotot e Donald Trump e Melania Trump u shpërndanë nga pjesëmarrësit në event, pasi nuk kishin njoftuar për ardhjen në shërbesën e të dielës. Çifti i famshëm qëndroi në radhën e parë të meshës festive në kishën e Florida.

Pastori Todd Mullins mirëpriti çiftin duke thënë se ishte “privilegj” të prezantonte ish-presidentin dhe zonjën e parë. Pas prezantimit të çiftit, i cili është përfolur për divorc të mundshëm nga mediat pas humbjes së Donald në zgjedhjet presidenciale, dyshja u kthye nga turmat dhe i përshëndetën me dorë.

Rreth 1500 pjesëmarrësit brohoritën për çiftin, teksa pastori Mullins tha: “Ne gjithmonë mirëpresim këto që dëshiron t’i bashkohet festës së ringjalljes së Krishtit në kishën tonë.”

“Këtë vit, shpresojmë që mesazhi i shpresës dhe shpëtimit të Jezusit të përhapet sa më shumë, dhe është një privilegj të mirëpresim presidentin dhe zonjën Trump”.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here