Disa javë më parë u bë e ditur se qytetarët e Tiranës nuk do të pajisen me abone të përgjithshme, duke nxitur protestat dhe reagime të ashpra. U tha se abonetë do të hiqeshin për tre muajt e verës, çka u kushton më shumë para qytetarëve, pasi lëvizin me më shumë se 1 urban në ditë. Protestat nga ana e tyre vijuan për disa ditë në kryeqytet, si dhe revoltën e vijuan dhe në rrjetet sociale duke postuar foto të biletave që kishin marrë gjatë një dite.

Mirëpo, duket se aboneja e përgjithshme do të rikthehet sërish për qytetarët në Tiranë. Sipas ‘Top Channel’, Bashkia e Tiranës ka qënë ajo që ka bërë të ditur se abonetë do të risillen sërish, pas 1 muaji mungesë. Gjatë kësaj periudhe ka pasur ndëshkimin me heqje të licencës për disa nga operatorët që nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Nga ana tjetër, të premten, më 25 qershor, te Bashkia është paralajmëruar një protestë në orën 17:00, për rikthimin e aboneve dhe rritjen e cilësisë në transportin publik.

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here