Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai ka habitur së fundmi duke deklaruar se rroga e parë që ka marrë në jetë ka qenë më e lartë se ajo që merr tani në postin që ka.

Rrogën e parë, Isai thotë se e ka marrë kur filloi punë si aktor në emisionin e humorit “Portokalli” në moshën 15-vjeçare dhe se e ka patur 850 mijë lekë të vjetra në muaj. Tani në postin e kryetarit të bashkisë së Kolonjës, Isai tha në Top Albania Radio se ka rrogën më të ulët që ka marrë ndonjëherë gjatë jetës së tij, 680 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion. Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?”

 Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël. I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra” tha Erion Isai .




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here