“U takuam edhe një herë”, fjalët e fundit të Azem Hajdarit

Mbrëmjen e djeshme gazetari Ferdinand Dervishaj ka folur për vr asjen ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari jashtë selisë së Partisë Demokratike.

Dervishaj zbuloi për “Real story” se cila ishte fjala e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vr itej nga ky i fundit.

“U takuam edhe një herë,”.

Sipas Dervishaj, kjo ishte fjala e fundit e Azem Hajdarit kur u takua me Fatmir Haklajn në 12 shtator 1998, dhe më pas sipas dëshmitarëve, nxorri ar mën.

Mbrëmjen e 12 shtatorit, Fatmir Haklaj i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu, shkoi para selisë së PD-së.

Sipas Mulosmanit, ata kishin shkuar për të takuar një mikun e tyre nga Tropoja. Por jashtë kishte dalë deputeti Hajdari dhe pastaj dihet se çfarë ndodhi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here