Categories: Uncategorized

Kush do mbajë përgjegjësi për ty Xhensila? Le 2 fëmijët pa nënë, ku gabuan mjekët me ty?

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në Korçë ku Xhensila Duka, nënë e dy fëmijëve ndërroi jetë pas një gabimi të mjekëve në një spital privat. Xhensila ishte 39-vjeçe dhe kishte jetën para mirëpo, jeta iu pre në mes në sallën e një klinike private në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave, nëna e dy fëmijëve humbi jetën si pasojë e mbidozës së narkozës së mjekëve.

Hetimet kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj tyre ndërsa policia si gjithnjë ka përcjellë njoftimin zyrtar.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë. Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Shpresojmë që kësaj ngjarje t’i shkohet deri në fund dhe nëse ka përgjegjës për vdekjen e 39-vjeçares, ata të vendosen prapa hekurave në mënyrë që të tilla raste të mos kalojnë sikur të ishin ngjarje të zakonshme të ditës.

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

2 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

2 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

2 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

2 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

2 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

2 days ago