Policia identifikon, kap dhe arreston 17-vjeçarin që reklamonte në rrjetet sociale foto me armë zjarri. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit automatike si dhe një armë e ftohtë(thi.ke).

Specialistët për Hetimin e kri.mit në Komisariatit e Policisë Nr.6, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim apo personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17 -vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajer.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. S, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thi.ke) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here