Pronari i klubit të futbollit PAOK, Ivan Savidis tashmë person në kërkim, u fut i armatosur në terren pasi arbitri guxoi të anuloi golin e ekipit të tij, që po luante me AEK-un. Në semafor ngeli 1:0 për PAOK-un, stadiumi shpërtheu ndërsa pamjet e këtij kaubojsi që u nis i armatosur në drejtim të arbitrit, bënë xhiron e botës.

Menjëherë filluan edhe gërmimet, kush ishte ky njeri?!

Ivan Ignatjeviç Savidis është i lindur në vitin 1959 në Gjeorgji. Sipas “Forbs”, pasuria e tij vlerësohet 750 milionë dollar dhe renditet si rusi i 30 më i pasur në botë. Por në fakt, ai është grek. Jeta e këtij miliarderi ishte shumë interesante, që nga mosha 14-vjeçare iku nga shtëpia në Rostov, ku u mor me kultivimin e duhanit, ditën duke mbështjellë cigare e natën duke i dhënë provimet. Dhjetëra vite më pas u bë doktor i shkencave, por edhe kultivuesi më i madh i duhanit!

Kompania e tij “Donskoj Tabak” për një vit prodhon 30 miliardë cigare, pra çdo të dhjetën paketë që konsumojnë rusët, vjen nga fabrika e tij. Deri tek kjo pasuri, meritat më të mëdha, thonë për Stavidisin, i ka shkathtësia e tij, por nuk duhet harruar se miqësia e ngushtë me Vladimir Putin ka ndikuar në masë të madhe në rritjen e mbretërisë së tij.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here