Kush eshte mjekja qe tradhetoi burrin e saj per Tom Doshin

0
502





Senera Hoxha, mjekja e kirurgjisë plastike ka shuar misterin se pse ka vendosur të garojë nën siglën e PSD të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit. Kujtojmë se bashkëshorti i saj, mjeku Artan Koni, garon në listën e Durrësit me Nisëmn Thurje, ndërsa Senera në Tiranë.

E pyetur ditën e djeshme se pse zgjodhi pikërisht partinë e Doshit, kur më parë ka qenë edhe ajo pjesë e Nismës Thurje, Hoxha është shprehur se shkak është bërë humanizmi i Doshit. Ajo ka deklaruar se ai ka ndërtuar rrugë dhe ka paguar për operacione të disa qytetarëve me paratë e veta.

Çfarë vlerësoni gjënë më të veçantë tek kjo parti?

Humanizmin e zotit Doshi. Në dijeninë time, Doshi është i vetmi që çdo muaj paguan para në spitale nga xhepi i tij për pacientë për të bërë skaner nga COVID, operacione emergjente, ndihma pa fund, shtrime rrugësh e tubacionesh në të gjithë Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here