Kush është Paulin Nikaj njeriu që hoqi qafe në sy të fëmijëve dhe gruas 26-vjeçarin

0
2162

This post has already been read 2155 times!

Ditën e sotme Interpol Tiranë ka ekstraduar nga Italia 40-vjeçarin shqiptar, Paulin Nikaj, i cili u dënua me 30 vite pas hekurave nga gjykata italiane për ‘eliminimin’ e shtetasit Nimet Zyberi, në parkimin e një qendre tregtare në Rimini.

Nikaj u dënua me vendimin të formës së prerë nga Gjykata më datë 1 shkurt 2017 me 30 vjet heqje lirie, për disa vepra penale. Autorietet italiane raportuan se eleminimi i Nimet Zyberit ndodhi në sy të bashkëshortes shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur. Viktima kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërsa pasi kishte mbaruar punë ishte drejtuar për në makinën e tij tip ‘Mercedes-Benz’.

Aty po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment Nikaj i është afruar dhe e ka qëlluar 7 herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit. Pas ‘eliminimit’ autori u largua nga shteti italian me identitet të rremë nëpërmjet disa miqve të tij. Por ai u kap në tentativë për t’u arratisur drejt Zvicrës. Sipas mediave italiane, në atë kohë ishte arrestuar edhe një person tjetër bashkë me Nikajn, i përfshirë në ‘eliminimin’ e 26-vjeçarit shqiptar.

Për pasojë u arrestua edhe xhaxhai i vrasësit, Adriatik Nikaj, 50 vjeç, me vendbanim në Misano të Italisë. Ky dyshohet se ka organizuar të gjithë skenën e ‘eliminimit’ të Zyberit, në bashkëpunim me Paulinin. Shkak për ekzekutimin është bërë hakmarrja sipas kodit të kanunit mes familjes Nikaj dhe vëllezërve të Zyberit. Nga dita e sotme, 40-vjeçari nga Kruja do ta kryejë dënimin në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here