Kush i fitoi zgjedhjet? Balla del me mesazhin e fortë për PD-LSI

0
14




Taulant Balla e ka shfrytezuar fitoren e zgjedhjeve ne Kosove nga Lëvizja Vetëvendosje për te dhene edhe nje mesazh per opoziten në Shqipëri.

Një urim për Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve me një standart shumë të lartë, ta përgëzoj popullin për një pjesëmarrje të admirueshme në kushtet e pandemisë dhe të një të ftohti ekstrem.

Konstatojmë me kënaqësi që këto zgjedhje vajtën shumë mirë e përgëzoj të gjitha partitë politike të Kosovës për frymën e standartin e zgjedhjeve, e dua ta uroj më gjithë zemër VV-ne dhe mikun tonë Albin Kurtin për fitoren e këtyre zgjedhjeve.

Uroj që procesi i konstituimit të Kuvendit të ri e qeverisë së re të marrë kohën sa më të shkurtër të mundshme, e mezi presim të punojmë me qeverinë në funksion të integrimit.

Ajo që për mua është me rëndësi është që tashmë të gjitha partitë politike duhet të pranojnë rezultatin, uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prillit cdo parti politike të pranojë rezultatin.

Ne e kemi thënë pozicionin tonë, është me rëndësi të hiqet dorë nga bojkotet, vota e popullit duhet respektuar e ata që humbim zgjedhjet duhet të kuptojnë që s’është faji i popullit por faji i tyre që humbin zgjedhjet”.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here