Kush janë këta që…. –





Kryeministri Rama në fjalën e tij gjatë takimit me përfaqësues të policisë së shtetit, u ndal dhe te përplasja me armë që ndodhi në një lokal në Sarandë, ku u plagos biznesmeni Spiro Iljadhi.

Rama tha se kush këta pronarë që krijojnë hapësira të tilla abuzimi janë tutorët e Policisë së Shtetit dhe sipas tij duhej përjashtuar i gjithë zinxhiri komandues.

“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.  Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha Rama.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *