Pas përfundimit të “Për’puthen” rinore, programi që theu rekorde shikueshmërie zhvilloi një tur në disa qytete të Shqipërisë, e jo vetëm (Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi) ku autorja, moderatorja, opinionisti e ish-konkurrentët u pritën me brohoritje të shumta nga njerëzit. Pjesëmarrja në audicionet e reja ishte përtej parashikimeve, ashtu si edhe mikpritja e fansave. Sëfundmi në emisionin “Shqipëria LIVE” është diskutuar pikërisht për këtë temë dhe suksesin e “Për’puthen On Tour”. Shkëlqim Bega, ndryshe i njohur si Çimi, ishte i ftuar në lidhje Skype dhe u shpreh i habitur me reagimin e fansave pasi ai mendon se konkurrentët në program nuk kanë dhënë asnjë mesazh përveçse kanë qëndruar ulur në karrige.

“Më ka bërë shumë përshtypje se si të vajza e djem të rinj, prindër dhe fëmijë, dilnin aq shumë për të na takuar. Kush jemi ne? Vetëm jemi ulur në atë karrige. Dikush mund të thotë kam dhënë mesazh. Çfarë mesazhi kam dhënë unë? Kemi bërë takime, debate, ku i bëjnë çdo lloj çifti. Vetëm njerëzit e ‘papunë’ na kanë ndjekur”, tha ai. /News31

.





Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here