Një humbje e madhe për vendin tonë. Infermierja e QSUT Adjola Sula ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe lajmin e kanë dhënë vetë kolegët e saj.

Ata shkruajnë se ajo ndërroi jetë në moshë të re dhe ishte nëna e dy fëmijëve, ndërsa kanë shprehur ngushëllimet e ndjera.

Postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:

Humbje e madhe per te gjithe koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjences se Semundjeve te Brendshme ne QSUT. E dashur me te gjithe koleget dhe e dhembshur me te gjithe pacientet qe u sherbente. Nene e dy femijeve dhe grua shembullore.,Duket sikur jeta eshte e padrejte kur mer njerezit dhe koleget me te mire. Ngushellime te perzemerta familjes,kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla. Nuk gjejme dot fjale per te thene cfare na ke shkaktuar te gjitheve ne qe patem fatin te te njihnim. Shpirti yt u prefte ne paqe. Shoqata e Infermiereve te Shqiperise




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here