Një aksident rrugor, por që fatmirësisht pa dëme në njerëz ka ndodhur sot pasdite te zona e Liqenit Artificial, pranë Kopshtit Zoologjik.

Siç shihet edhe në foton e publikuar në rrjete sociale, një kamion i firmës së ndërtimit Salillari ka goditur në pjesën e pasme një veturë tip Mercedes Benz E-Class, cabriole.

Mesa duket Benzi është futur ngushtë duke mos e llogaritur kamionin i cili ka vështirësi në dejivim, duke bërë që ta godasë në pjesën e pasme dhe të shkaktojë një dëm të konsiderueshëm material.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here