LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, përmbyset makina pasi shoferja humbi kontrollin –

Një aksident u regjistrua këtë të shtunë në Vlorë, pranë spitalit psikiatrik. Një automjet është kthyer tërësisht përmbys si pasojë e sshpejtësisë së madhe me të cilën ishte duke levizur.

Sipas të dhënave drejtuesja e mjetit u përpoq të devijonte rrugën, por humbi kontrollin dhe mjeti u përplas me bordurën e me pas me një pemë. Pas aksidentit drejtuesja ka dalë nga dritarja e pjesës së pasme të makinës, e tronditur, por fatmirësisht pa pësuar lëndime serioze nga përplasja.

Po në Vlorë këtë të shtunë një person është gjetur i pajetë në një tjetër automjet. Sipas infomacionave viktima është gjetur brenda një makine ngjyrë gri, në zonën e quajtur “Kapelja” në qendër të qytetit. Nga të dhënat e para mësohet se Viktima kishte dy ditë që ishtë larguar nga shtëpia dhe dyshohet se mund të ketë pësuar infarkt.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *