LAJM I FUNDIT/ Çfarë dhimbje! Zjarri në hotelin në Velipojë, ndërron jetë një nga anëtarët e familjes Gjoka. Në gusht do të…

Daniela Gjoka, 19-vjeçarja që u përfshi në zjarrin e rënë në hotelin në Velipojë mëngjesin e 4 korrikut, për fat të keq ka humbur jetën.

Daniela nuk e fitoi dot betejën me plagët e djegies, 1 javë pas ngjarjes së rëndë.

Nëna e saj, Alketa Gjoka dhe dy fëmijët e tjerë, vijojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Daniela Gjoka ndërroi jetë në spital, në Itali, ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar, bashkë edhe me motrën 15-vjeçe dhe vëllain 12-vjeç.

Hoteli 3-katësh në pronësi të familjes Gjoka u përfshi nga flakët pas shpërthimit të zjarrit, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol gazi kampingu 3-5kg.

Ne muajin gusht te këtij viti 19 vjeçarja kishte dasmën dhe do të martohej por ëndrra e saj u ndërpre në mes.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *