Gjyqtari Durim Kadiu ka ndërruar jetë pas disa javësh betejë me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij Kastriot Dervishi i cili shkruan se nuk mund ta besojë vdekjen e mikut të tij.

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:

Për njeriun e mirë Durim Kadiu

E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor. Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar. Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim!


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here