Drejtori i fushatës së Partisë Demokratike Alfred Rushaj, në një dalje për mediat është shprehur se sot shqiptarët vendosën t’i thonin stop Edi Ramës, duke i dhënë fund regjimit të tij.

Nga selia blu, Rushaj shprehu falenderimet për ata që i besuan PD-së për të ardhmen e tyre.

“Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim.

Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë.

Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim.

Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin”, – tha Rushaj.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here