Gjykata e Lezhës la në burg 67-vjeçarin Ded Doçi, i arrestuar nga policia, pasi tentoi të vrasë me makinë një punëtor të firmes mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të plagosur.

Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur konfikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtorët, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen aksidentale.



Por pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për vepren penale te “Vrasjes” e mbetur në tentativë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here