Një pus nafte ka shperthyer në Patos, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Ka qenë shërbimi zjarrfikës i Patosit që ka shkuar në vendngjarje menjëherë sapo ka marrë njoftimin për rënien e flakës, së bashku me shërbimin zjarrfikës të Albpetrol Avari Shpëtimi.

Pusi në fjalë ndodhej në lagjen Dukas, shumë pranë shtëpive të banimit, ndërkohë që tymi dhe era e keqe kanë pushtuar të gjithë zonën.

Falë ndërhyrjes së shpejtë u bë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve, në banesat përrreth.

Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here