Gjatë 24-orëve të fundit në vend kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19, 5 persona, si dhe janë regjistruar 108 raste të reja nga 2808 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Lajm i mirë për sa i përket numrit të personave të shëruar, ku vetëm në 24-orët e fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 732 pacientë.

Njoftimi i plotë i MSHMS: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2808 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 108 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here