LAJM I FUNDIT/ E trishtë, shuhet gazetarja e njohur shqiptare –

Ndahet nga jeta pas një semundje të gjatë dhe të pashërueshme në moshën 66 vjecare shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku.

E lindur ne Bilisht, ku kaloi vitet e saj të fëmijërisë dhe të rinise së hershme , Vera Isaku kreu më pas studimet universitare për letersi në Universitetin e Tiranes. Pas përfundimit të universitetit, së bashku me bashkëshortin, poetin Agim Isaku,​ ajo jetoi dhe punoi për një kohë të gjatë në Lezhë.

Me nisjen e proceseve demokratike, ajo iu bashkua shtypit opozitar, duke qenë gazetarja e parë femër e gazetës Rilindja Demokratike.​ Isaku ka qenë gjithashtu drejtuese në Radio-Televizionin Shqiptar dhe drejtore e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Kontributet intelektuale të Vera Isakut perfshijnë një numur të madh shkrimesh publicistike në shtypin vendas dhe të huaj.

Ajo eshte autore e një serie librash në zhanre te ndryshme si romani, tregimi, poezia dhe eseistika. Në vitet e fundit ajo iu kushtua edhe pikturës duke hapur një ekspozitë te suksesshme me 30 punime në 2015.

Në permbushje të deshirës së saj ceremonia e percjelljes do të jetë private me pjesëmarrjen e rrethit të ngushtë familjar.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *