Një i moshuar është gjetur i mbytur në liqenin e Pogradecit.Deri tani nuk dihet si ka ndodhur ngjarja. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e trupit te pajete.
Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur ‘’Ura e qytetit’’ teksa trupi i pajetë u transportua drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme.
“Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.