Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Deçan të Kosovës, ku rreth 900 persona janë helmuar dhe dyshohet se helmimi ka ndodhur nga uji i pishëm.

Por ngjarja ka marrë përmasa më të rënda pasi edhe një person i dytë nga të helmuarit ka ndërruar jetë. Mediat kosovare bëjnë me dije se personi ishte në spital dhe po trajtohej për helmimi, por që fatkeqësisht ka humbur jetën.

Lajmet për vdekjet i ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi. Trupi i të cilëve janë dërguar për obduksion (hapje e kufomës për të vërtetuar shkakun e vde.kjes).

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vde.kjes se tyre”, ka njoftuar Nikçi.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here