Kryedemokrati Lulzim Basha do të flasë për herë të parë në orën 18:00, dy ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, pas të cilave doli i humbur për herë të tretë përballë kryeministrit Edi Rama.

Dosja.al ka mësuar se në orën 18:00 Basha do të flasë për herë të parë për mediat, por ende nuk dihet se ccfarë do të thotë. Dosja.al raportoi më herët se mes demokratëve kanë nisur diskutime të forta lidhur me procesin zgjedhor.  Gjithashtu një tjetër lëvizje që pritet të ndodhë është dhe mosnjohja e procesit zgjedhor, dhe rrjedhimisht humbjen e tyre përballë Partisë Socialiste.

Në orën 18:30 Basha do të zhvillojë një takim me të gjithë drejtuesit e qarqeve. Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të merret nga “kokat” e demokratëve.  Ndërkohë që vetëm pak orë më parë, kreu i shtetit Ilir Meta i njohu zgjedhjet duke i konsideruar si fitore të sovranit.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here