LAJM I FUNDIT/ Kosova merr vendimin e papritur në lidhje me Serbinë –

Reciprociteti me Serbinë nuk është zgjidhje e problemeve që ekziston me Kosovën! Kjo ishte një pjesë nga deklarata që u tha ditën e sotme nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdari.

Hajdari theksoi se në rolin e ministres do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të zgjidhë problemet, “pavarësisht se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë”.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës.

Hajdari shtoi se Kosova nuk është e përfaqësuar mirë në iniciativat rajonale prandaj kërkoi edhe mbështetjen e odave prezentë në këtë konferencë.

“Nuk kam dashur që të sjellë menjëherë masa të reciprocitetit me asnjë shtet fqinj, jam e interesuar të zgjedhim problemet përmes mekanizmave rajonalë që i kemi tani, duke filluar nga CEFTA, nga Këshilli i Evropës dhe Këshilli Rajonal për Bashkëpunim dhe mekanizma të tjera që mund të na ndihmojnë për zhvillim dhe adresim të të gjitha sfidave në aspektin rajonal”, deklaroi ministrja.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet, përfshirë edhe Serbinë

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *