Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë sërish dorën Kryedemokratit Basha.

Rama ka deklaruar se mandati i tretë qeverisës i socialistëve, nuk do t’iu ngjajë dy të parëve.

Kryeministri Rama postim në Twitter:

Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur!

Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët!Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here