Po shkonte ne dyqan/ Makina përplas fëmijën e mitur, niset me urgjencë drejt Tiranës –

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Maqellarë-Bllatë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur.



Mësohet se M. Xh. 53 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një fëmijë të mitur, i cili është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.



Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *