LAJM I FUNDIT/ Ministri turk sjell në Tiranë kontrollorët e rinj

0
16






Vendi prej dy ditësh është në një situatë të pazakontë për shkak të bllokimit të fluturimeve, pasi kontrollorët e kompanisë “AlbControl” u futën në grevë.

Burime për media bëjnë me dije se kontrollorë turq së bashku me ministrin turk të Turizmit, nga Podgorica e Malit të Zi kanë mbërritur mbrëmë në Shqipëri.

Me herët “AlbControl” ka kërkuar nga partnerët strategjikë ndihmë për kontrollorë ajror, deri sa të qartësohej situata në Rinas.

Ndërsa pak më parë në një deklaratë për media ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda tha se ditën e sotme se do të nisin fluturimet esenciale në aeroportin e Rinasit, ndërsa ditën e nesërme për nisjen e fluturimeve komerciale.

Ndërkohë që pak më parë edhe Aeroporti “Nënë Tereza” bëri me dije se fluturimet e programuara do të fillojnë nesër.

.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here