Lajm i fundit, ndalohen dy të rinj në Korçë

0
39

This post has already been read 22 times!

Policia e Korçës ka ndaluar dy persona në kuadër të “Perimetrit”, pasi u kapën duke transportuar emigrantë.

Burime zyrtare bënë me dije se u kapën shtetasit me inicialet F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan të Devollit.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”

/RDA News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here