Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Velmish tëFierit. Sipas Policisë bëhet me dije se një autobus është shkrumbuar nga flakët teksa ishte I parkuar.

Fier/Informacion paraprak.

Sot rreth orës 02:25, në fshatin Velmish, Roskovec, ka rënë zjarr në autobuzin tip “Man” në pronësi të shtetasit B. T., i cili ishte i parkuar.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here