LAJM I FUNDIT/ Ngjarja e rëndë në veri, policia del me deklaratë dhe sqaron rrethanat –





Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me pla.gosjen e Llei Likës pasditen e sotme në Laç. 25-vjeçari është goditur me sende të forta, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet se mund të kenë dijeni lidhur me sherrin e sotëm.

NJOFTIMI  I PLOTË: Kurbin/Informacion paraprak/ Rreth orës 20:15, në Sanxhak Kurbin, shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, shtetasin Ll. L., banues në Kurbin, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa shtetas që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *