Një 21-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Pejë. Vajza ka pranuar tretman mjekësor, e cila menjëherë është dërguar për në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.

Rasti ka ndodhë mbrëmë pas orës 23:00, arsyet  nuk dihen. Ka ra nga kati i 3, rasti është duke u hetuar. Fillimisht është dërguar për tretman pastaj u dërgua në QKUK”, tha Gashi.

Ai tha se tre persona janë intervistuar në lidhje me rastin, në cilësinë e dëshmitarit.

“Tre persona janë intersvistuar në cilësinë e dëshmitarit”, tha Gashi.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here