Një vajzë katërvjeçare në gjetur pa shenja jete në mbrëmjen e sotme në një lumë fshatin Blaç të Dragashit.

Dyshohet se fëmija ishte duke luajtur me fëmijë tjerë në afërsi të lumit dhe ka rënë në lum. Vdekja e fëmiut është bërë nga mjeku i fshatit dhe njësitetet përkatëse policore kanë dal në vend të ngjarjes.

“Rreth orës 20:00, Policia ka pranuar informatë se në lumin e fshatit Blaç në Komunën e Dragashit është gjetur një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçare pa shenja jete. Mjeku i fshatit ka konstatuar vdekjen, ndërsa njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmive fëmija ishte duke luajtur afër lumit me fëmijë tjerë dhe ka rënë në lumë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë i rajonit të Prizrenit, Shaban Osmanollaj për KOHËN.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here