Përfshihet nga flakët një automjet mbrëmjen e sotme në daljen e tunelit Elbasan-Tiranë.

Mjeti është përfshirë i tëri nga flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të shkaktuar që ka përfshirë automjetin, ndërkohë burime për Fax News nga Policia e Elbasanit bëjnë me dije se automjeti është përfshirë nga flakët në ecje.

Burimi po ashtu shton se nuk ka dëme në njerëz.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here