LAJM I FUNDIT/ Pezullohen nga detyra 9 zyrtar të ministrisë, pritet pas pak konferencë për mediat –

Nëntë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë janë pezulluar nga puna, raporton Gazeta Express.

Nga informacionet e para zyrtarët e pezulluar dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim në detyrë dhe marrje ryshfeti.

Ndërsa për rastin nga Ministria e Bujqësisë i thanë Express se pas pak do të dalin me një komunikatë për media.

Kujtojmë se deri më tani nga kjo Ministri janë prangosur dhjetëra zyrtarë nën dyshimet për keqpërdorime me subvencione.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *