Pas përfundimit të procesin zgjedhor, në një kohë që në vendin tonë vijon ende numërimi i votave, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka bërë një lëvizje ‘blic’.

Ky i fundit ka kërkuar prokurorëve që të intestifikojnë hetimet për krime zgjedhore.

Kjo kërkesë e Çelës vjen pas akuzave dhe denoncimeve që PD dhe opozita kanë bërë, duke pretenduar për parregullësi.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi se është duke vazhduar ndjekjen penale për rastet që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Hetimi për parregullsitë në procesin zgjedhor është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët. Një ditë më parë, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, kërkoi  nga institucionet shqiptare të hetojnë të gjitha parregullsitë e pretenduara në lidhje me procesin.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here