LAJM I FUNDIT/ Rrëzohet helikopteri, raportohet për disa të vdekur –

Një helikopter është rrëzuar në rajonin Nikolayevsk të Ukrainës ku ndërruan jetë 2 pjesëtarët e ekuipazhit. Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës njoftoi se helikopteri “MI-2” u rrëzua afër qytetit të Zayve.

Pas rrëzimit, helikopteri u përfshi nga flaka, duke lënë të vdekur pilotin dhe asistentin e tij.

Shkaqet e aksidentit në të cilin humbën jetën ata ende nuk dihen, ndërsa po zhvillohen hetimet lidhur me aksidentin.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *