Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak më parë Greqinë, ku një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fabrikën ku bëhej përpunimi i pijeve alkoolike dhe për pasojë 8 persona janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Larisas të Greqisë, rrugës për në Tyrnavo.

Mediat greke bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një kazan të përpunimit të pijeve, në ambientet e fabrikës.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here