Një ak.sident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, ku si pasojë e përplasjes së dy mjeteve një person ka mbetur i pla.gosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Borizanës, ndërkohë që Policia e cila ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Burime bëjnë me dije se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Aksi Thumanë-Fushë Krujë është një nga njollat e zeza në vend sa i takon aksidenteve, ndërsa sot një ak.sident tra.gjik u shënua në Fier-Vlorë, ku një familje u shua si pasojë e përplasjes.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here