Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Dragostunjë të Librazhdit. Një burrë ka vrarë gruan e tij me sopatë dhe më pas është vetëvrarë.

Njoftimi i plotë i policisë: Librazhd/ Informacion paraprak

Në fshatin Dragostunjë, Librazhd, në banesë shtetasi Q.B., rreth 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta  dyshohet se ka vrarë me mjet të mprehtë ( sopatë) bashkëshorten e tij shtetasen M.B., rreth 53 vjeçe dhe më pas ka varur veten.

Grupi hetimor nën drejtimin  Prokurorisë  ndodhet në vendgjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here