Lajm i fundit/ U infektua me COVID, rëndohet gjendja shëndetësore e Aktorit Guljelm Radoja, atë sapo e nisën për… – Korrieri.net


Pas infektimit nga koronavirusi, gjendja shëndetësore e aktorit të madh shqiptar, Guljelm Radoja është përkeqësuar ditën e sotme.

Pas më shumë se një muaji i shtruar në spitalin e Durrësit, aktori Guljelm Radoja është sjellë në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

Është mësuar se aktori është futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Ishte djali i tij  Redi Radoja i cili 2 javë më parë në një intervistë për “Shqipëria Live” tha se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet ti ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion. Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit në intervistë para 2 javësh.

 

 

 


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *