Lajm i mire nga ambasada per emigrantet ne Greqi

0
182

This post has already been read 36 times!

Ambasada shqiptare në Athinë ka lajmëruar të gjithë qytetarët, në veçanti emigrantët, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ku bën me dije se ka ndryshuar procedurën e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. Sipas ambasadës, data e takimit jepet për dhjetë ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportës realizohet për katër javë. Sipas saj, brenda muajit tetor të këtij viti, koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në pesë ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorëzohen për tre javë.

Postimi i plotë:

DUKE FILLUAR NGA DATA 27 korrik 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka kryer procedurat për pajisje me pasaportë dhe kartë ID për 19.331 shtetas. Gjithashtu në këtë hapësirë kohore janë shpërndarë 18.575 dokumente biometrike. Më e rëndësishmja në këtë iniciativë është fakti se SOT data e takimit jepet për 10 ditë pune nga momenti i aplikimit dhe shpërndarja e pasaportes realizohet për 4 javë. BRENDA MUAJIT TETOR 2020 koha e pritjes për marrjen e shërbimit do të shkurtohet në 5 ditë pune dhe në total dokumentet biometrike do të dorezohen për 3 javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here